Vendet anëtare do të përpiqen për vazhdimin e funksionimit të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit

2018-12-10 10:33:02 CRI Komenti juaj Printoni

Këshilli i Bashkëpunimit i Gjirit bëri të ditur të dielën se të gjitha vendet anëtare do të punojnë për të siguruar vazhdimin e funksionimit të kësaj organizate.

Të dielën u mbajt në kryeqytetin e Arabisë Saudite Riad samiti i 39-të i Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit. Sekretari i këtij Këshilli Abdul-Latif Al-Zayani lexoi në ceremoninë e mbylljes "Deklaratën e Samitit të Riadit". Sipas deklaratës, vendet anëtare të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit do të bëjnë përpjekje për të siguruar vazhdimin e funksionimit të kësaj organizate dhe do të ndërmarrin veprime të bashkërenduara në fushat e sigurisë, të mbrojtjes, të ekonomisë etj.

Në deklaratë vihet në dukje se Këshilli i Bashkëpunimit i Gjirit "kundërshton me vendosmëri ndërhyrjen e vazhdueshme të Iranit në punët e brendshme të vendeve të tjera" dhe përkrah zgjidhjen e problemit të Jemenit dhe Sirisë me mjete politike.

Mbreti i Arabisë Saudite Abdullah Bin Abdul-Aziz tha se themelimi i këtij Këshilli ka si qëllim të ruajë sigurinë dhe qëndrueshmërinë në rajonin e Gjirit dhe shprehu shpresën se kjo organizatë do të luajë një rol më të madh në të ardhmen. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore