Kanadaja vepron si pioniere e "rrëmbimeve politike"

2018-12-10 09:14:57 CRI Komenti juaj Printoni

Të shtunën, zv.ministri i Jashtëm kinez Le Yucheng thirri në takim ambasadorin e Kanadasë në Kinë John McCallum dhe i shprehu kundërshtimin e ashpër për arrestimin e një drejtueseje të kompanisë kineze "Huawei" nga pala kanadeze. Le Yucheng-u vuri në dukje se ky incident shkel rëndë të drejtat dhe interesat e ligjshme të shtetases kineze dhe i kërkoi palës kanadeze ta lirojë menjëherë atë, përndryshe do të mbajë pasojat e rënda të sjella nga ky incident.

Në këtë incident "rrëmbimi politik", Kanadaja ka luajur një rol pioniereje, duke u kritikuar nga qarqet e ndryshme. Gazetari i famshëm amerikan i çështjeve financiare Joe Nocera u shpreh: "Ka një fjalë për të përshkruar veprimin e shkeljes së vullnetit të ndonjërit duke e arrestuar. Kjo fjalë është 'rrëmbim'. Ky veprim bëhet nga huliganët dhe nuk duhet të bëhet nga një qeveri që deklaron se e qeveris vendin sipas ligjit." Sipas tij, si një ndërmarrje kineze që nuk zhvillon biznes në ShBA, "Huawei" nuk ka nevojë të respektojë masat e sanksioneve të ShBA-së mbi Iranin. E ashtuquajtura "shkelje e rregullave të sanksioneve" është vetëm një pretekst. Arrestimi i Meng Wanzhou-t është në fakt një paralajmërim i lëshuar nga pala amerikane për kufizimin e përhapjes së teknologjisë kineze në mbarë botën.

Lexuesi kanadez Alex Duhaney i shkroi një letër gazetës kanadeze "The Globe and Mail", ku thotë: "Ndihem shumë i poshtëruar nga pjesëmarrja e qeverisë sonë në rrëmbimin e një drejtueseje të lartë të një ndërmarrjeje të huaj. Ky veprim do të rrezikojë biznesmenët kanadezë në vendet e tjera."

Për të zgjeruar tregun e vet, qeveria kanadeze ka forcuar kohët e fundit kontaktet me Kinën, duke nxitur aktivisht bisedimet dypalëshe për marrëveshjen e tregtisë së lirë. Por incidenti i arrestimit të një prej zyrtarëve të lartë të kompanisë "Huawei" e ka futur bashkëpunimin e krijuar midis dy palëve në një gjendje të vështirë. Është e pamundur që qeveria kanadeze ta lejojë kompaninë "Huawei" të vijojë të marrë pjesë në ndërtimin e rrjetit 5G në Kanada, sepse qeveria amerikane nuk e lejon. Si pasojë, incidenti i rrëmbimit do t'i sjellë Kanadasë vetëm humbje të mëdha. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore