"Chang'e-4" fillon eksplorimin hënor

2018-12-09 10:04:17 CRI Komenti juaj Printoni
Në orën 2:23 të 8 dhjetorit, nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve Xichang e Kinës Juglindore u lëshua sonda hënore e Kinës "Chang'e-4", e cila pritet të kryejë për herë të parë në historinë e njerëzimit uljen dhe eksplorimin e anës së pasme të Hënës. ​

Siç mësohet, misioni i "Chang'e-4" përfshin vëzhgimet astronomike me valë me frekuencë të ulët, studimin e terrenit dhe relievit hënor, zbulimin e përbërjes minerare dhe të strukturës së sipërfaqes së cekët të Hënës dhe matjen e rrezatimit të neutroneve dhe të atomeve asnjanëse në anën e errët të Hënës. Sonda gjithashtu do të matë për herë të parë në botë temperaturën e kësaj pjese të Hënës.​

Për shkak se periudha e rrotullimit të Tokës rreth Diellit dhe e rrotullimit të Hënës rreth vetes janë të njëjta, vëzhguesit në Tokë nuk e shohin asnjëherë anën e pasme të Hënës. ​

Megjithëse deri tani janë lëshuar mbi 100 zbulues hënorë, duke përfshirë 65 zbritës, vetëm orbituesit që rrethojnë Hënën dhe anija kozmike me astronautë "Apollo" e kanë parë faqen tjetër të hënës. ​

Kështu që zbritja e sondës kineze në "anën e errët" do të jetë e para, duke hapur një faqe të re të studimit të të satelitit të Tokës. Siç mësohet, sonda "Chang'e-4", që përbëhet nga disa pajisje kërkimore, si zbritësi dhe roveri,​ do të zbresë në pellgun Aitken. Aitkeni, me një diametër prej 2500 kilometrash dhe një thellësi 12 kilometra, është pellgu më i madh dhe më i thellë ndër të gjitha pellgjet e zbuluara deri tani në të gjitha trupat e ngurta qiellore në sistemin diellor, dhe 90 % e tij ndodhet në anën e pasme të Hënës. ​

Lidhur me këtë, kryeinxhinieri i projektit të hulumtimit të Hënës të Kinës Wu Weiren u shpreh:​

"Shkencëtarët janë të mendimit se pellgu Aitken mund të jetë formuar gjatë shpërthimit të madh të universit (Big Bang-ut), ose nga goditjet e trupave të vogla qiellore. ​ Ata mendojnë se ai përmban informacione për zanafillën e kozmosit dhe ka vlera të mëdha studimore. Për shembull, ai është 12 kilometra i thellë, por nën këtë thellësi, shtrohet pyetja ka apo s'ka ujë ose elemente të tjera? ​Prandaj, vendosëm që sonda jonë të zbresë në këtë pellg". ​

Mrekulli
Lajmet Kryesore