Libi, mundësia për referendum kushtetues në shkurtin e ardhshëm

2018-12-07 10:01:12 CRI Komenti juaj Printoni

Kryetari i Komisionit të Lartë Kombëtar të Zgjedhjeve Emad al-Sayh

Komisioni i Lartë Kombëtar i Zgjedhjeve në Libi deklaroi të enjten se do të zhvillohet referendumi për kushtetutën në shkurtin e 2019-s, nëse do të piqen kushtet.

Kryetari i Komisionit të Lartë Kombëtar të Zgjedhjeve Emad al-Sayh tha në konferencë për shtyp në Tripoli se referendumi do të zhvillohet vetëm nëse piqen kushtet, veçanërisht garantimi i sigurisë në afro 2000 qendra votimi.

 Në shtatorin e vitit 2017, i dërguar i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Libinë, Ghassan Salame, propozoi një plan veprimi për të zgjidhur çështje libiane, përfshirë zhvillimin e referendumit për kushtetutën dhe zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. (Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore