Portugali, vizita e presidentit Xi nxit më tej marrëdhëniet dypalëshe

2018-12-07 09:50:34 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet potugeze u shprehën se vizita e fundit e presidentit kinez Xi Jinping është një hap përparimi në marrëdhëniet midis dy vendeve.

Freitas Ferraz është drejtor i Institutit të Diplomacisë pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Portugalisë.

"Mendoj se ky është një moment i rëndësishëm për marrëdhëniet midis dy vendeve. Kemi një marrëdhënie të gjatë me Kinën. Besoj se kjo vizitë do t'i nxisë marrëdhëniet në një nivel më të lartë në të ardhmen."

Instituti i Ferraz-it përpiqet për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Ai nënvizoi se vitin e ardhshëm do të nisin një sërë veprimtarish në kuadër të 40 -vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.

Kina është partnerja më e madhe tregtare e Portugalisë në Azi. Ndërsa Portugalia ka qenë ndër destinacionet më të mëdha europiane për investitorët kinezë gjatë viteve të fundit. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore