Kryeministri kinez bën thirrje për zhvillimin e vendit nëpërmjet risisë teknologjike

2018-12-07 09:47:37 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang bëri thirrje të thellohet reforma për të ngjallur krijimtarinë e për të udhëhequr zhvillimin e vendit nëpërmjet risisë teknologjike.

Ai i tha këto në sesionin e parë plenar të Grupit Kombëtar Udhëheqës të Shkencës e Teknologjisë.

Shefi i qeverisë kineze kërkoi që fokusi për drejtohet në përparimin e teknologjive kryesore, në përgatitjen e energjive të reja të rritjes dhe në nxitjen e integrimit teknologjik e ekonomik.

Ai kërkoi gjithashtu të thellohet reforma e sistemit të administrimit të shkencës e teknologjisë duke forcuar mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale.

Në fund, kryeministri Li bëri thirrje të forcohet përkrahja afatgjatë ndaj studimeve bazë duke kërkuar shtimin e investimeve në këtë fushë. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore