Nobelistët për Mjekësi: Pak gjasa për çrrënjosjen e kancerit

2018-12-07 09:38:41 CRI Komenti juaj Printoni

Fituesit e Çmimit Nobel për Mjekësinë thanë se ka pak gjasa që sëmundja e kancerit të çrrënjoset, pavarësisht përparimeve të konsiderueshme në trajtimin e kësaj sëmundjeje në dekadat e ardhme.

Tasuku Honjo

James Allison nga ShBA-ja dhe Tasuku Honjo nga Japonia bënë këtë vlerësim në prag të marrjes së çmimit prej 9 milionë kronash.

Ata fituan çmimin në tetor për zbulimin se si të luftojnë kancerin duke përdorur sistemin imunitar të trupit.

Honjo shprehu shpresën se imunoterapia do të përdoret në fund në luftën kundër shumicës së kancereve, që kombinohet shpesh me rrezatimin ose kimioterapinë. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore