Kina, përparim në ndërtimin e projekteve të mbrojtjes së burimeve ujore

2018-12-07 09:30:46 CRI Komenti juaj Printoni

Kina ka bërë përparim të qëndrueshëm në ndërtimin e projekteve të mbrojtjes së burimeve ujore.

Mbi 170 projekte të këtij lloji janë përfshirë në Planin e 13-të 5-vjeçar të Kinës nga viti 2016 deri në vitin 2020.

Prej tyre janë miratuar mbi 130, pjesa më e madhe e të cilëve janë në ndërtim e sipër me një investim total mbi 1 trilion juan ose 145 miliardë dollarë amerikanë.

Kryeinxhinieri i Ministrisë së Burimeve Ujore Wang Annan tha se shumica e projekteve në ndërtim e sipër janë në zona të thella dhe të varfëra të Kinës.

"Ndër 132 projektet që janë në ndërtim e sipër, 75% janë në rajonet qendrore dhe perëndimore dhe 56% janë në zonat e prekura nga varfëria. Këto projekte luajnë rol të rëndësishme në nxitjen e zhvillimit të koordinuar midis rajoneve të ndryshme dhe zbutjes së varfërisë në rajonet e varfëra."

Deri tani janë përfunduar 23 projekte, duke ngritur kapacitetin e kontrollit të përmbytjeve dhe siguruar furnizimin e ujit dhe të ushqimit.

Ato gjithashtu kanë ndihmuar në nxitjen e ristrukturimit dhe të përmirësimit të industrisë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore