Kina dhe ShBA-ja përpiqen të arrijnë një marrëveshje tregtare në 90 ditët e ardhshme

2018-12-07 09:25:13 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet kineze shprehen optimistë për arritjen e një marrëveshjeje me ShBA-në mbi çështjet tregtare në tre muajt e ardhshëm.

Ministria e Tregtisë e Kinës deklaroi se dy palët po punojnë për të negociuar në bazë të një afati të rënë dakord dhe të një "harte rruge".

Bisedimet dypalëshe nisën pas një takimi midis udhëheqësve të dy vendeve në Argjentinë.

Dy palët pritet të diskutojnë çështjet, duke përfshirë mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, bashkëpunimin teknologjik, qasjen në treg dhe bilancin tregtar.

Konsultimet e tyre do të përfshijnë gjithashtu çështje në sektorët e produkteve bujqësore, energjisë, mallrave të përpunuara dhe industrisë së shërbimit.

Sipas Ministrisë së Tregtisë së Kinës në konsultime do të diskutohet edhe ndërtimi i një mjedisi më të drejtë biznesi.

Mrekulli
Lajmet Kryesore