Francë: Macron-i do të flasë para kombit për protestën e "jelekëve të verdhë"

2018-12-07 20:10:13 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti francez Emmanuel Macron do t'i drejtohet kombit në fillim të javës së ardhshme për protestat e "jelekëve të verdhë" , tha të premten ministrja e Transportit Elisabeth Borne.

"Unë mendoj se kjo është ajo që duan francezët, ata duan përgjigje. Presidenti do t'i dërgojë një mesazh popullit se ai po e dëgjon zemëratën e tyre dhe se duhet të gjenden zgjidhje të reja", tha Borne për "Sud Radio ".

Lëvizja e "jelekëve të verdhë", e cila e mori emrin nga xhaketat fluoreshente të veshura nga protestuesit, filloi më 17 nëntor kundër reformave fiskale të qeverisë.

Protestuesit janë të zemëruar me rritjen e kostos së jetesës dhe e kanë akuzuar qeverinë për favorizim të të pasurve, pas heqjes së një takse për pasurinë dhe rritjes së taksave të karburantit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore