Kinë, dhjetë hekurudha të reja do të vihen në shërbim deri në fund të 2018-s

2018-12-07 18:25:42 CRI Komenti juaj Printoni

Dhjetë hekurudha të reja me gjatësi të përgjithshme prej 2 500 km do të vihen në funksionim deri në fund të këtij viti, për të rritur aftësinë e hekurudhave me shpejtësi të lartë të Kinës, thanë burimet nga Hekurudha Kineze.

Rreth 553 shërbime të reja të trenave me shpejtësi të lartë do të vihen në punë në të njëjtën kohë, të cilat pritet ta rritin kapacitetin e transportit të hekurudhave me shpejtësi të lartë të Kinës me 9 për qind.

Hekurudhat me shpejtësi të lartë do të funksionojnë për herë të parë në një numër qytetesh, si Fuxin dhe Chaoyang në provincën Liaoning, Chengde në Hebei, Tongliao në Mongolinë e Brendshme, Mudanjiang në Heilongjiang, Rizhao në Shandong, Lianyungang dhe Yancheng në Jiangsu , Yaan në Sichuan dhe Lijiang në Yunnan.

Koha e udhëtimit midis disa qyteteve pritet gjithashtu të shkurtohet. Për shembull, për të udhëtuar nga Harbini në Mudanjiang do të duhen tre orë më pak dhe nga Mudanjiang-u në Pekin gati shtatë orë më pak.

Një grafik i ri trenash do të vihet në përdorim më 5 janar 2019.

Mrekulli
Lajmet Kryesore