MPJ-ja: Kanadaja e SHBA-ja nuk ofrojnë dëshmi për shkeljen e ligjit nga Meng-u

2018-12-07 18:20:59 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i MPJ-së kineze Geng Shuang ritheksoi në një konferencë për shtyp qëndrimin e Kinës për ndalimin nga Kanadaja të kryezyrtares financiare të kompanisë "Huawei", Meng Wanzhou.

Geng vuri në dukje se deri tani, as Kanadaja dhe as SHBA-ja nuk i kanë dhënë Kinës asnjë dëshmi për shkeljen e ligjit nga Meng-u.

Zëdhënësi i diplomacisë kineze u shpreh që, pasi mori vesh lajmin, pala kineze menjëherë i ofroi mbështetje konsullore Meng-ut, duke i paraqitur Kanadasë dhe ShBA-së kundërshtimin e vet serioz dhe qëndrimin zyrtar për këtë çështje.

"Sipas ligjit të shtetësisë të Republikës Popullore të Kinës, Meng Wanzhou është shtetase kineze. Kërkojmë që të bëhet një sqarim për ndalimin, të lirohet menjëherë personi i ndaluar dhe të mbrohen të drejtat e ligjshme të personit të përfshirë. Deri tani, as Kanadaja, as SHBA-ja nuk i kanë ofruar Kinës dëshmi për shkeljen e ligjit nga personi i ndaluar," tha Geng Shuang-u. (Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore