Dy Koretë zhvillojë takim në rang zv.ministrash në Kaesong

2018-12-07 16:30:30 CRI Komenti juaj Printoni

Koreja e Jugut dhe Koreja e Veriut zhvilluan të premten një takim në nivel zv.ministrash në zyrën e ndërlidhjes ndërkoreane në qytetin kufitar Kaesong të Koresë së Veriut.

Zv.zëdhënësi i Ministrisë së Bashkimit të Koresë së Jugut, Lee Eugene, tha në një konferencë shtypi se zv.ministri i Bashkimit Chun Hae-sung ishte planifikuar të merrte pjesë në takimin midis shefave të zyrës së ndërlidhjes në Kaesong të caktuar për në orën 11:00.

Homologu i Chun-it në Korenë e Veriut është Jon Jong Su, nënkryetar i Komitetit për Ribashkimin Paqësor të Atdheut të Koresë së Veriut. Ata kanë shërbyer si bashkëkryesues të zyrës së ndërlidhjes, e cila u hap në shtator për komunikimin mes dy Koreve.

Gjatë takimit, Chun dhe Jon do të shqyrtojnë zbatimin e marrëveshjeve të arritura nga udhëheqësit e të dy Koreve dhe të bëjnë diskutime të gjithanshme mbi çështjet përkatëse, tha Lee Eugene.

Mrekulli
Lajmet Kryesore