OPEC-u vendos uljen e prodhimit të naftës, pritet angazhimi i Rusisë

2018-12-07 15:55:13 CRI Komenti juaj Printoni

OPEC-u njoftohet se ka rënë dakord për uljen e prodhimit të naftës, ndërsa pritet edhe angazhimi i një vendi prodhues joanëtar si Rusia për ta bërë një gjë të tillë.

Përfaqësuesit e organizatës u takuan të enjten në Vjenë të Austrisë, përpara bisedimeve me vendet aleate si Rusia, në kushtet e uljes së çmimit të naftës bruto, që ka rënë nga 86 dollarë në tetor, në rreth 60 dollarë tani.

Çmimi i naftës ra gati pesë për qind të enjten, pasi OPEC-u sinjalizoi se mund të pranojë një ulje më të vogël të prodhimit sesa pritej.

Raportohet se delegatët e OPEC-ut kanë rënë dakord për uljen e prodhimit, por vendimi përfundimtar për vëllimin e saktë ende nuk është arritur.

Mrekulli
Lajmet Kryesore