Vizitat e Xi Jinping-ut në Europë dhe Amerikë Latine

2018-12-06 14:15:41 CRI Komenti juaj Printoni

Nga 27 nëntori deri më 5 dhjetor, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping kreu vizita shtetërore në Spanjë, Argjentinë, Panama, Portugali dhe mori pjesë në samitin e 13-të të G20-s që u organizua në Buenos Aires. Në përfundim të këtij turneu, kryediplomati kinez Wang Yi i bëri një përgjithësim për shtyp.

Ministri i Jashtëm Wang Yi tha se në nëntë ditë, z. Xi Jinping udhëtoi mbi 40 mijë kilometra dhe mori pjesë në mbi 70 aktivitete ndërkombëtare. Z. Xi, nëpërmjet vizitave në përputhje me prirjet e shumëpolarizmit dhe të globalizimit ekonomik ka shprehur mbështetje të forta ndaj multilateralizmit dhe bashkëpunimit me leverdi të ndërsjellë, duke shtuar faktorë të sigurtë për situatën ndërkombëtare që po ndodhet në një fazë kyçe. Sipas tij, rezultatet e vizitave të kreut të shtetit të Kinës shfaqen në tre aspekte.

Foto: Presidenti i Kinës Xi Jinping në samitin e G20-s

1. Nxitje e bashkëpunimit të G20-s me forcim të lidhjeve me fuqi kryesore

Gjatë pjesëmarrjes në samitin e G20-s, Xi Jinping mbajti disa fjalime të rëndësishme, duke propozuar forcimin e bashkëpunimit, të besimit reciprok dhe të unifikimit. Ai tha se multilateralizmi, bisedimet e barabarta dhe bashkëpunimi me leverdi të ndërsjellë janë metoda kyçe kundër krizave të rënda. Kina përkrah reformat e duhura të OBT-së me garantimin e interesave të vendeve në zhvillim dhe mbrojtjen e vlerave thelbësore dhe parimet bazë të kësaj organizate si "hapje, gjithëpërfshirje, pa diskriminim".

Në Buenos Aires, kryetari Xi zhvilloi një takim me ftesë me homologun amerikan Donald Trump. Dy palët ranë dakord për nxitjen e marrëdhënieve kino-ameikane me tonet e "bashkërenditjes, bashkëpunimit dhe stabilitetit", duke arritur mendim unanim nga parimi për zgjidhjen e problemeve ekonomiko-tregtare. Pala amerikane ritheksoi qendrimin e saj për njohjen e 'Një Kine'.

Përveç këtyre, Xi Jinping u takua edhe me homologun rus, Vladimir Putin, kryeministrin indian Narendra Modi, presidentin francez Emmanuel Macron, presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, kancelaren gjermane Angela Merkel, kryeministrin japonez Shinzo Abe dhe princin e kurorës të Arabisë Saudite Mohammad bin Salman.

Kryediplomati Wang Yi tha se shumë pjesëmarrës të samitit shprehën kundërshtim ndaj proteksionizmit dhe mbështetjet për bashkëpunimin në fusha si koordinim i politikave makro-ekonomike, reforma strukturore, zbatim të axhendës së zhvillimit të vazhdueshëm 2030, ndërtim infrastrukturor etj., për mbrojtjen e sistemit tregtar shumëpalësh dhe nxitjen e liberalizmit dhe lehtësimit tregtar dhe të investimeve. Sipas z. Wang, organizimi i suksesshëm i këtij samiti është fitore e multilateralizmit, i cili rivërteton se propozimet e Kinës përputhe me rrymën kryesore ndërkombëtare.

2. Ngritje e nivelit të bashkëpunimit me Spanjën dhe Portugalinë

Gjatë vizitave në Spanjë dhe Portugali, Xi Jinping-u theksoi se Kina përkrah gjithmonë me vendosmëri integrimin europian dhe gëzohet të shohë një Europë të bashkuar, të stabilizuar, të hapur dhe të lulëzuar. Kina dhe Europa mund të forcojnë lidhjen e nismës "Një brez, një rrugë" me strategjinë e zhvillimit të BE-së, duke nxitur ndërlidhshmërinë aziatiko-europiane. Të dyja palët duhet të forcojnë mbështetjen dhe bashkëpunimin në mbrojtjen e rendit ndërkombëtar dhe sistemit të qeverisjes globale. Propozimet e liderit kinez u pritën pozitivisht nga homologët spanjollë dhe portugezë. Udhëheqësit e dy vendeve shprehën dëshirën për bashkërenditjen e strategjive të zhvillimit dhe thellimin e partneritetit të gjithanshëm strategjik me leverdi të ndërsjellë Europë-Kinë dhe vullnetin në këmbënguljen e idesë së hapjes dhe të gjithëpërfshirjes me mbështetjen e multilateralizmit dhe të sistemit të tregtisë së lirë për të përballuar së bashku sfidat globale.

3. Ngushtim i lidhjeve me Amerikën Latine

Gjatë vizitave në Argjentinë dhe Panama, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping dhe liderët e dy vendeve të Amerikës Latine ranë dakord të përkrahin rrugën e zhvillimit e vetëzgjedhur, mirëkuptojnë dhe mbështesin interesat dhe shqetësimet thelbësore reciproke, duke nxitur zhvillimin e gjithanshëm të marrëdhënieve Kinë-Amerikë Latine me mbrojtjen e interesave ligjore të vendeve në zhvillim.

Me këtë rast, Kina nënshkroi gati 30 dokumente bashkëpunimi dhe një grup të ri marrëveshjesh me Panamanë për bashkëpunimin në fushat bujqësore, blegtorale, ligjore, kulturore, shkencore, të tregtisë elektronike, të shërbimeve, të ekspozitave, të financimit etj.

4. Shtjellim i rrugëve dhe idenë e zhvillimit të Kinës

Sivjet shënon 40-vjetorin e Reformës dhe Hapjes të Kinës. Gjatë vizitave, z. Xi Jinping i njohu liderët e vendeve të tjera me procesin e zbatimit të kësaj politike, zhvillimin ekonomiko-shoqëror dhe zbutjen e varfërisë në vend. Ai theksoi se nëpërmjet raundit të ri të reformës dhe të hapjes së nivelit më të lartë, Kina do të t'i ofrojë bashkësisë ndërkombëtare më shumë shanse zhvillimi krahas realizimit të përparimit të saj. Lidhur me qëndrimin e Kinës, palët e ndryshme janë të mendimit se thellimi i vazhdueshëm i marketizimit dhe shtimi aktiv i importit i Kinës janë veprime me rëndësi të jashtëzakonshme në rrethanat aktuale botërore, ku rritja ekonomike është në ngërç dhe zëri i anti-globalizimit është më i lartë. Këto masa të Kinës kanë domethënie të mëdha për Kinën dhe komunitetin ndërkombëtar.

Përveç këtyre, presidenti kinez shtjelloi edhe në aktivitete të ndryshme konceptet e punës së jashtme të Kinës. Ai theksoi se Kina ngul këmbë në zhvillimin paqësor dhe do të vijojë të jetë ndërtuese e paqes, kontribuuese e zhvillimit dhe mbrojtëse e rendit ndërkombëtar. Idetë e tij për krijimin dhe thellimin e partneritetit të bashkëpunimit me leverdi të përbashkëta fituan përkrahje të gjera të udhëheqësve që takoi.

Mrekulli
Lajmet Kryesore