Britani, May mbron marrëveshjen e saj të "Brexit"-it

2018-12-06 10:55:57 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministrja e Britanisë Theresa May mbroi marrëveshjen e saj të Brexit-it, duke thënë se kjo është marrëveshja tregtare më ambicioze që një vend ka me BE-në.

May i tha këto të mërkurën para ligjvënësve në Dhomën e Përfaqësuesve, në ditën e dytë të debatit 5-ditore mbi "Brexit"-in.

Ajo u kërkoi parlamentarëve të votojnë pro marrëveshjes, duke thënë se e vetmja mënyrë për shmangien e një plani "pa marrëveshje" do të ishte pranimi i marrëveshjes në tryezë.

"Nëse zotërinjtë e nderuar shohin programet që planifikojmë për marrëdhëniet e ardhshme midis Britanisë dhe BE-së është e qartë se nuk do të jemi në tregun e vetëm dhe nuk do të jemi në Bashkimin e Doganave, por do të kemi një marrëveshje tregtare ambicioze, që do të na lejojë të pakësojmë ato..."

May po lufton për të mbajtur "Brexit"-in në binarin e duhur, pavarësisht nga sulmet e vazhdueshme të ligjvënësve në Parlament ndaj qeverisjes së saj. Të martën, qeveria e May-t humbi një votim kyç mbi "Brexit"-in pasi deputetët shprehën se është shpërfillur Parlamenti pasi nuk është publikuar i gjithë qëndrimi ligjor mbi traktatin e tërheqjes nga Bashkimi Europian. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore