Dy Koretë në bisedime për kohën e inspektimit të përbashkët rrugor

2018-12-06 10:40:03 CRI Komenti juaj Printoni

Zyrtarët e Koresë së Jugut përfunduan vizitën në Korenë e Veriut pas një studimi vendor për të ndërlidhur hekurudhat e ndërprera që nga Lufta e Koresë.

Paneli i parë prej 28 zyrtarësh nisi të premten një inspektim, duke përshirë rreth 400 kilometra rrugë mes Kaesong dhe Sinuiju-së.

Një grup tjetër do të nisë studimin e rrugës lindore mes malit Kumgang dhe lumit Tumen.

Ky studim është hapi i parë i marrëveshjes për rilidhjen hekurudhore dhe rrugore, e cila u arrit nga udhëheqësit e dy Koreve në prill.

Inspektimi u zhvillua pasi Këshilli i Sigurimit i OKB-së pranoi heqjen e sanksioneve pas konsultimeve mes Koresë së Jugut dhe ShBA-së në fundin e nëntorit. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore