Xi Jinping takohet me kryeparlamentarin portugez

2018-12-06 10:17:29 CRI Komenti juaj Printoni

Gjatë vizitës së tij në Portugali, presidenti kinez Xi Jinping zhvilloi gjithashtu një takim me kryeparlamentarin portugez Eduardo Ferro Rodrigues.

Xi Jinping tha se organet legjislative të dy vendeve mund të mësojnë nga përvoja e njëri-tjetrit, mbi hartimin e ligjeve dhe qeverisjen, si dhe në përmirësimin e jetesës së njerëzve.

Ai u bëri thirrje dy palëve të përmirësojnë mjedisin e hartimit të ligjit, të sigurisë dhe të interesave ligjore të investuesve dhe individëve të tjerë të dy vendeve.

Nga ana e tij, Eduardo Ferro Rodrigues tha se Portugalia dëshiron që të zgjerojë bashkëpunimin me Kinën dhe të përkrahë nismën "Një brez, një rrugë".

Ai shtoi se parlamenti portugez do të vazhdojë forcimin e shkëmbimeve me organin më të lartë legjislativ të Kinës, Asamblenë Kombëtare Popullore.(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore