OBSH-ja, frenimi i ndryshimit të klimës mund të shpëtojë miliona vetë

2018-12-06 09:56:07 CRI Komenti juaj Printoni

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deklaroi se lehtësimi i ndryshimit të klimës mund të shpëtojë miliona persona në botë.

OBSH-ja tha se ndotja u merr jetën shtatë milionë vetëve çdo vit.

Sipas organizatës, ndryshimi i klimës çon në sëmundje si astmë, sëmundje pulmonare obstruktive kronike dhe kancer mushkërie.

Drejtorja e OBSH-së për shëndetësinë publike dhe mjedisin, Maria Neira tha në konferencën e OKB-së për ndryshimin e klimës në Katowice të Polonisë se shumë sëmundje të shkaktuara nga ndotja nuk u përfshinë në vendimet që krijojnë përparime dhe dokumente që kanë lidhje me ndryshimin e klimës.

Mrekulli
Lajmet Kryesore