Kina dhe Portugalia drejt përmirësimit të partneritetit strategjik gjithëpërfshirës

2018-12-06 09:15:08 CRI Komenti juaj Printoni

Kina dhe Portugalia kanë rënë dakord të përmirësojnë partneritetin e tyre dhe të nxisin më tej së bashku ndërtimin e nismës "Një brez, një rrugë".

Marrëveshja erdhi pas një takimi mes presidentit kinez Xi Jinping dhe kryeministrit portugez Antonio Costa.

Xi Jinping u shpreh se lidhjet dypalëshe po hyjnë në periudhën më të mirë në histori, me mundësi të reja për zhvillim.

Ai u bëri thirrje dy palëve të shtojnë shkëmbimet në të gjitha nivelet dhe të sinergjizojnë strategjitë e tyre të zhvillimit.

Dy vendet do të nxisin gjithashtu së bashku ndërtimin e nismës "Një brez, një rrugë" dhe do të zgjerojnë më tej bashkëpunimin në sektorë të ndryshëm.

"Kina dhe Portugalia do të përparojnë me zbatimin e projekteve ekzistuese të bashkëpunimit, do të zgjerojnë bashkëpunimin në më shumë sektorë të rinj dhe do të eksplorojnë tregje të palëve të treta në dobi të përfitimit të përbashkët. Të dyja palët do të zgjerojnë gjithashtu bashkëpunimin në fushat si turizmi, shkenca dhe teknologjia, aktivitetet sportive dhe mediet, në përpjekje për të nxitur shkëmbimet njerëzore. Dy palët do të eksplorojnë marrëdhëniet detare për të përmbushur partneritetin e tyre dypalësh në det."

Xi Jinping u bëri gjithashtu thirrje dy vendeve të promovojnë liberalizimin dhe lehtësinë e tregtisë dhe të investimeve dhe së bashku të kundërshtojnë unilateralizmin dhe proteksionizmin.

Antonio Costa tha se vendi i tij është i gatshëm të marrë pjesë në nismën "Një brez, një rrugë" dhe se është i gatshëm të rrisë bashkëpunimin me Kinën në infrastrukturë, financë, automjete si dhe në shkencë e teknologji.

Ai nënvizoi se mirëpret kompanitë kineze të investojnë dhe të shtojnë prodhimin në Portugali. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore