Putin: Nëse ShBA-ja zhvillon armë bërthamore, edhe Rusia do të bëjë të njëjtën gjë

2018-12-06 09:08:40 CRI Komenti juaj Printoni

 

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin paralamëroi se nëse ShBA-ja do të tërhiqet nga traktati kyç i armëve bërthamore dhe do të nisë zhvillimin e raketave të ndaluara, Rusia do të ndjekë shembullin e saj.

Komentet e shefit të Kremlinit vijnë pas akuzave të NATO-s se Rusia ka shkelur Traktatin e Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme(INF) .

Putin i mohoi këto akuza, duke i quajtur ato si një pretekst i ShBA-së për rinisjen e prodhimit të raketave bërthamore.

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha se Uashingtoni do të pezullojë detyrimin e tij sipas Traktatit brenda 60 ditëve, nëse Moska nuk e zbaton këtë pakt brenda dy muajsh. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore