Kina, bazë të fortë për rritjen e tregtisë së jashtme në 2019-n

2018-12-06 20:46:04 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria kineze e Tregtisë tha të enjten se rritja e tregtisë së jashtme të Kinës vitin e ardhshëm do të ketë një bazë të fortë, me gjithë sfidat e jashtme.

Ndërsa Kina vazhdon të nxitë reformën strukturore në fushën e ofertës, struktura e eksporteve dhe importeve të vendit do të optimizohet më tej, ndërsa potenciali i rritjes së importeve do të forcohet, tha zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë të Kinës Gao Feng në një konferencë të përjavshme për shtypin.

Gao vuri në dukje se, megjithëse faktorët e jashtëm të pasigurt, si proteksionizmi dhe unilateralizmi, do të shtojnë sfidat ndaj rritjes së tregtisë vitin e ardhshëm, prirja e globalizimit ekonomik mbetet e pandryshuar dhe kërkesa nga tregjet kryesore vazhdon të zgjerohet.

Mrekulli
Lajmet Kryesore