Kinë-Portugali, raste të reja bashkëpunimi në ekonomi

2018-12-06 20:02:01 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë të Kinës Gao Feng u shpreh të enjten se, gjatë vizitës së kryetarit të shtetit të Kinës Xi Jinping në Portugali, të dy palët nënshkruan zyrtarisht memorandumin e mirëkuptimit për "Një brez, një rrugë", memorandumin e bashkëpunimit në tregtinë e shërbimeve etj., duke krijuar mundësi të reja historike për bashkëpunimin tregtar mes Kinës dhe Portugalisë.

Gao Feng-u vuri në dukje që bashkëpunimi Kinë-Portugali për nismën "Një brez, një rrugë" ka epërsi të natyrshme. Kina është e gatshme që të nxitë bashkë me Portugalinë ndërtimin e "Një brez, një rrugë" dhe mbështet bashkëpunimin mes ndërmarrjeve të të dy vendeve në infrastrukturë, energjetikë, prodhimin e automjeteve etj.

Lidhur me tregtinë e shërbimeve, Gao Feng tha:

"Kina dhe Portugalia nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit për bashkëpunimin në fushën e tregtisë së shërbimeve. Të dy palët do të përcaktojnë agjendat dhe projektet e përhershme në kornizën e komisionit të përbashkët dhe do të shtojnë bashkëpunimin dhe dialogun në fushën e transportit, turizmit, financës, teknologjisë dhe kulturës. Ato do të nxitin ndarjen e informacioneve për sa u përket ligjeve dhe rregulloreve, statistikave të tregtisë së shërbimeve dhe standardeve e certifikimit në sektorin e shërbimeve, për të krijuar më shumë mundësi bashkëpunimi në tregtinë e shërbimeve mes dy vendeve. Krahas kësaj, të dy vendet nënshkruan edhe dokumentet e bashkëpunimit qeveritar, si protokolli i kontrollit fitosanitar të rrushit të freskët portugez që eksportohet në Kinë etj."

Gao Feng bëri të njohur gjithashtu se, lidhur me bashkëpunimin e ndërmarrjeve, kompanitë kineze dhe portugeze nënshkruan gjashtë marrëveshje tregtare gjatë vizitës së kreut të shtetit kinez, në sektorë si energjetika, financat, telekomunikacioni dhe produktet bujqësore.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore