Olimpiada e Tokios, shqetësime për koston dhe motin e nxehtë

2018-12-06 19:44:41 CRI Komenti juaj Printoni

Kryetari i Komisionit Koordinues të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, John Coates, shprehet se nxehtësia e verës në Tokio është një shqetësim në rritje përpara Lojërave Olimpike 2020.

"Do të vazhdojë të jetë fokusi kryesor për ne e organizatorët dhe për ekipet që po vijnë këtu. Dhe ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të siguruar që të mos ketë rrezik për konkurruesit apo shikuesit," tha Coates.

Organizatorët propozuan një ndryshim në kohën e fillimit të ndeshjeve e garave të ndryshme. Maratona mund të fillojë në orën 5: 30-6.00 të mëngjesit. Gjithashtu, edhe ndeshjet e regbisë mund të zhvillohen disa orë përpara, në ajrin e freskët të mëngjesit.

Organizatorët po përpiqen ta mbajnë buxhetin operativ prej 5.3 miliardë dollarësh të balancuar, ndërsa zgjidhjet lidhur me të nxehtin po ngrenë kostot.

Coates është optimist se kostoja do të mbetet e kontrollueshme:

"Besoj që ata do të arrijnë një buxhet të ekuilibruar dhe nuk do të ndodhë ndonjë gjë shumë e papëlqyeshme, dhe nuk do të ketë shpenzime të mëdha nga paratë publike".

Presidenti i KON-it Thomas Bach është shprehur më parë se asnjë qytet nuk ka qenë aq i gatshëm sa Tokio për të pritur Olimpiadën.

Mrekulli
Lajmet Kryesore