Dritarja e shpresës për përfitime të përbashkëta në një botë shumëpolare

2018-12-06 17:24:27 CRI Komenti juaj Printoni

Pas vizitave shtetërore në Amerikën Latine dhe pjesëmarrjes në samitin e G20-s në Buenos-Aires, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping u kthye të enjten në Pekin. Duke folur për turneun e tij 9-ditor me afro 70 aktivitete dypalëshe e shumëpalëshe, ai u shpreh para mediave se ka ndier thellësisht dëshirën dhe shpresën e popujve për paqe dhe stabilitet në botë, zhvillim dhe lulëzim kombëtar dhe jetesë më të mirë.

Megjithëse bota e sotme përballon probleme dhe sfida, Kina do të këmbëngulë gjithmonë në respektin e ndërsjellë dhe konsultimet e barabarta, në zhvillimin paqësor e bashkëpunimin me përfitime të përbashkëta, dhe do të punojë bashkë me vendet e tjera për të krijuar një bashkësi fatesh të përbashkëta të njerëzimit.

Problemet dhe sfidat e ndryshme vendet e botës duhet t'i përballojnë me konsultime të përbashkëta. Në turneun e presidentit Xi Jinping në fund të vitit, Kina arriti tre "si gjithmonë": Kina, si gjithmonë, dëgjon zërin e të gjitha vendeve dhe diskuton me vendet e tjera për të zgjidhur problemet; Kina, si gjithmonë, ka një plan për të mbështetur fuqimisht multilateralizmin dhe për të promovuar në mënyrë aktive bashkëpunimin me përfitime të përbashkëta; në veprimtaritë dypalëshe ose shumëpalëshe, lideri më i lartë i Kinës, si gjithmonë, vazhdon të tregojë vizionin dhe përgjegjësinë e tij. Këto i kanë dhënë energji pozitive dhe stabilizuese gjendjes së ndërlikuar ndërkombëtare.

Në deklaratat ose komunikatat e përbashkëta të shtypit nga Kina dhe Spanja, Argjentina, Panamaja e Portugalia, nisma e Kinës "Një brez, një rrugë" dhe integrimi strategjik i saj me katër vendet e sipërpërmendura janë bërë shprehjet kryesore të bashkëpunimit dypalësh. Në këtë kornizë, dy palët zhvillojnë bashkërisht shkëmbime tregu e bashkëpunim, duke arritur përfitime më të mëdha dhe në një sferë më të gjerë, çka është bërë një model i ri i njohur gjerësisht.

Vlen të theksohet që Kina i kushton gjithmonë rëndësi dhe mbështet procesin e integrimit europian. Në deklaratat e përbashkëta të Kinës përkatësisht me Spanjën dhe Portugalinë, palët kanë shprehur qartë mbështetjen e tyre për integrimin e strategjisë së zhvillimit të BE-së dhe të strategjisë së ndërlidhjes euroaziatike me nismën kineze "Një brez, një rrugë". Kjo tregon që pesë vjet pas propozimit, kjo nismë është bërë një program dhe platformë e rëndësishme për bashkëpunimin global, ndërlidhjen dhe lulëzimin e përbashkët rajonal.

Në takimet dypalëshe e shumëpalëshe, si kreu i shtetit i vendit më të madh në zhvillim në botë, Xi Jinping-u foli nga pozicioni i vendeve në zhvillim, duke integruar gjerësisht konsensusin e multilateralizmit dhe duke propozuar që tregtia ndërkombëtare të ngulë këmbë në tre parimet: "hapje, gjithëpërfshirje dhe rregulla". Lidhur me ekonominë globale, ai kërkoi që të vazhdojë të vihen në fokus çështjet e zhvillimit, të ngulet këmbë në bashkëpunimin dhe hapjen, frymën e partneritetit, inovacionin dhe përfitimet e përbashkëta, dhe të nxiten marrëdhëniet e mira mes fuqive të mëdha. Këto deklarata kanë gjetur jehonë të gjerë në bashkësinë ndërkombëtare. (Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore