Eurozonë, do të forcohet mekanizmi i stabilitetit

2018-12-05 14:36:02 CRI Komenti juaj Printoni

Pas diskutimeve të shumta dhe afatgjata, reformat e Eurozonës kanë bërë përparim përfundimtar. Presidenti i Eurogrupit, Mario Centeno u shpreh të martën në Bruksel se ministrat e Financave të 19 vendeve anëtare të Eurozonës ranë dakord të forcojnë rolin e Mekanizmit të Stabilitetit(ESM) për të ngritur aftësinë e zonës në parandalimin dhe përballimin e krizave.

Eurogrupi organizoi mbledhje rutinë nga 3 deri më 4 dhjetor në Bruksel rreth reformave të Eurozonës dhe buxheteve të vitit 2019, për të bërë përgatitje për samitin e javës së ardhshme të BE-së. Në një konferencë shtypi të zhvilluar pas mbledhjes, presidenti i Eurogrupit Mario Centeno u shpreh se pavarësisht procesit të vështirë, pjesëmarrësit kishin bërë përparim progresiv mbi reformat e eurozonës.

"Jemi dakord të forcohet roli i mekanizmit të stabilitetit për të ngritur më tej aftësinë në parandalimin dhe zgjidhjen e krizave të Eurozonës. Do të forcojmë edhe fuqinë e këtij mekanizmi për parandalimin e krizave. Në të njëjtën kohë, theksojmë se Mekanizmi i Stabilitetit është metodë e fundit e ndihmës dhe përdorimi i këtij mjeti duhet të përmbushë kushtet përkatëse", tha z. Centeno.

Mekanizmi Europian i Stabilitetit që hyri në fuqi në vitin 2012 dhe u shndërrua në një fond të përhershëm të Eurozonës për të përballuar dhe parandaluar krizën e borxheve. Ai synon t'u ofojë mbështetje financiare vendeve dhe bankave anëtarëve në vështirësi. Niveli më i lartë i kredisë mund të shkojë deri në 500 miliardë euro.

Sipas Centeno-s, ministrat e Financave ranë dakord që Mekanizmi i Stabilitetit t'i ofrojë kredi Fondacionit të Vetëm të Rezolutës(SRF) dhe ky vendim mund të realizohet më herët se parashikimi, viti 2024.

Kreu i Eurogrupit vuri në dukje se për herë të parë, të gjitha vendet anëtare të Eurozonës do ta mbajnë deficitin buxhetor brenda nivelit 3% e PBB-së. Në të njëjtën kohë, përqindja e borxheve të Eurozonës pritet të ulet të vijim. Përveç këtyre, ai përmendi në veçanti buxhetin e shumëdiskutuar të Italisë për vitin 2019.

"Pak kohë më parë, Komisioni Europian reagoi ndaj buxhetit italian që nuk ishin në përputhje me standardet përkatëse. Ne mbështesim vlerësimin e Komisionit. Eurogrupi i këshilloi Italisë të marrë masa të duhura në mënyrë që buxheti i saj për vitin 2019 të shkojë në të njëjtin drejtim të Paktit të Stabilitetit dhe të Rritjes. Masat e arsyeshme për financat publike janë kushte paraprake të zhvillimit të vazhdueshëm dhe respekti ndaj rregullave monetare të euro-s është pikë kyçe që garanton stabilitetin e Eurozonës", tha z. Centeno.

Analistët u shprehë se ky mendim unanim mbi reformat e Eurozonës është në favor të forcimit të kontrollit financiar europian. Mirëpo, idetë e paraqitura nga disa vende si caktim i ministri i Financave i Eurozonës, krijimi i një FMN-je Europiane etj., janë larg nga realizimi për shkak të diversifikimit të madh të mendimeve.

Mrekulli
Lajmet Kryesore