Moska, e gatshme për bisedime me Uashingtonin

2018-12-05 10:53:28 CRI Komenti juaj Printoni

Të martën ndihmësi i presidentit rus Yury Ushakov u shpreh se Moska është gati të zhvillojë bisedime me Uashingtonin, por nuk kërkon të zhvillojë bisedime në nivel udhëheqësish.

Në konferencën për shtyp të mbajtur atë ditë Ushakov tha se presidenti i ShBA-së Donald Trump anuloi bisedimet në nivel udhëheqësish gjatë samit të 13-të të liderëve të G20-s dhe pala ruse shpreh keqardhje për këtë. Rusia, tha ai, është e gatshme të zhvillojë bisedime dhe e di që edhe ShBA-ja është e gatshme për to, por vendi dhe koha nuk janë përcaktuar ende.

Ushakov shtoi se dy palët nuk kanë zhvilluar ende dialog "serioz", por bisedime të thjeshta mes dy udhëheqësish gjatë samitit. Gjatë bisedimeve, presidenti rus Vladimir Putin foli hollësisht mbi ngjarjen e Ngushticës së Kerch-it dhe prezantoi analizën e palës ruse, ndërkohë që presidenti Trump ka dëgjuar me vëmendje opionin e palës ruse. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore