ShBA-ja kërcënon me pezullimin e zbatimit të detyrimeve të INF-së

2018-12-05 10:36:56 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo u shpreh të martën gjatë takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel se Rusia ka shkelur Traktatin e Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme (INF). Pala amerikane do të ndalojë përkohësisht zbatimin e detyrimeve të këtij traktati pas 60 ditësh nëse Rusia nuk rifillon zbatimin gjithëpërfshirës të traktatit.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha po atë ditë se, vendet anëtare të NATO-s kanë rënë dakord që studimi i Rusisë për raketat kruiz "SSC-8" të lëshuara nga toka kanë shkelur Traktatin INF. Përveç kësaj, Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi të martën se pas vitit 2013, ShBA-ja ka shprehur disa herë shqetësime për studimin e raketave kruiz "SSC-8", por Rusia nuk është përgjigjur.

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë Maria Zakharova u shpreh të martën se Rusia e ka zbatuar gjithmonë Traktatin INF. "Pala amerikane është e qartë për këtë." tha zëdhënësja. (Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore