Kinë, fushata kundër korrupsionit ka ndëshkuar afro 350 mijë zyrtarë në 6 vjetë

2018-12-05 10:33:08 CRI Komenti juaj Printoni

E marta shënoi 6-vjetorin e nisjes së fushatës për zhdukjen e korrupsionit dhe të abuzimit me fondet në qeverinë dhe në Partinë Komuniste të Kinës.

Nga të dhënat e publikuara me rastin e 6-vjetorit rezulton se afro 350 mijë zyrtarë u ndëshkuan në mënyra të ndryshme për shpërdorimin e detyrës.

Shifrat tregojnë se pjesa e madhe e sanksioneve u ushtruan si pasojë e shpërdorimit të automjeteve qeveritare.

Shpërblimet dhe subvencionet e paautorizuara, si dhe dhënia ose pranimi i ryshfeteve janë përfshirë gjithashtu në listë.

Komisioni Qendror i Disiplinës dhe Inspektimit i Partisë Komuniste të Kinës tha se ndëshkimet vijnë nga afro 250 mijë raste të veçanta.

Autoritetet e PKK-s nisën një fushatë prej 8 pikash në vitin 2012 për të ndëshkuar rreptësisht shpërdorimin e fondeve qeveritare dhe për të pakësuar praktikat e vjetëruara në punë. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore