Xi Jinping zhvillon bisedime me homologun portugez

2018-12-05 09:28:58 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping, i cili ndodhet në Portugali për vizitë zyrtare, zhvilloi të martën sipas kohës lokale bisedime me homologun portugez Marcelo Rebelo de Sousa. Dy udhëheqësit ranë darkord se me rastin e 40-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Portugalisë si pika fillestare e një historie të re, mund të vazhdojnë të kenë arritje të reja në bashkëpunimin miqësor midis Kinës dhe Portugalisë dhe të shkruajnë një kapitull të ri në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Xi Jinping theksoi se shkëmbimet miqësore mes Kinës dhe Portugalisë kanë një histori të gjatë që prej vendosjes së lidhjeve diplomatike 39 vjet më parë. Dy vendet e kanë kuptuar gjithmonë njëri-tjetrin, e kanë respektuar njëri-tjetrin, kanë besimin reciprok dhe kanë kryer bashkëpunim të dobishëm me përfitime reciproke. Pala kineze e vlerëson qëndrimin e Portugalisë ndaj politikës së "Një Kinë". Kina është e gatshme të bashkëpunojë me Portugalinë në shtimin e njohjes dhe mbështetjes reciproke për interesat dhe shqetësimet bazë. Dy palët duhet të forcojnë shkëmbimet e nivelit të lartë, midis dy qeverive, legjislaturave, partive politike, organizatave vendore dhe joqeveritare, të thellojnë besimin e ndërsjellë politik dhe të ndërtojnë një themel politik miqësor midis dy vendeve. Të dy palët duhet të shfrytëzojnë mundësinë e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit, të forcojnë bashkëpunimin e gjithanshëm brenda kornizës "Një brez, një rrugë". Të dy palët duhet të zgjerojnë bashkëpunimin pragmatik, të zgjerojnë dhe të forcojnë projektet ekzistuese, tregtinë dypalëshe dhe të krijojnë më shumë fusha për shtimin e bashkëpunimit.

Xi Jinping theksoi se Kina dhe BE-ja janë partnerë strategjikë gjithëpërfshirës. Kina gjithmonë ka mbështetur me vendosmëri integrimin europian dhe shpreson që Portugalia do të vazhdojë të luajë një rol aktiv brenda BE-së dhe do të mbrojë drejtimin e duhur të marrëdhënieve Kinë-BE.

Presidenti portugarez Marcelo Rebelo de Sousa i uroi mirëseardhje të ngrohtë homologut kinez Xi Jinping. Ai tha se Portugalia dhe Kina kanë një histori të gjatë shkëmbimi dhe mirëkuptimi të ndërsjellë, që është një bazë solide për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe. Viti i ardhshëm është 40-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve dhe Portugalia shpreson të thellojë shkëmbimet dhe bashkëpunimin me Kinën në fushën e ekonomisë, tregtisë, financave, humanizmit dhe fushave të tjera dhe mirëpret ndërmarrjet kineze për të zgjeruar investimet në Portugali. Portugalia mbështet nismën "Një brez, një rrugë" dhe është e gatshme të bëhet qendër e Rrugës së Mëndafshit dhe Rrugës Tokësor dhe Detare në Europë. Portugalia dhe Kina kanë pozicione të ngjashme në shumë çështje ndërkombëtare, mbështesin multilateralizmin, kundërshtojnë unilateralizmin, mbështesin tregtinë e lirë, kundërshtojnë proteksionizmin dhe bashkërendojnë ngushtë me institucionet multilaterale. Portugalia mbështet forcimin e marrëdhënieve BE-Kinë dhe është e gatshme të vazhdojë të thellojë bashkëpunimin midis Portugalisë dhe Kinës.

Mrekulli
Lajmet Kryesore