Drejtuesja e FMN-bë bën thirrje për "multilateralizëm të ri"

2018-12-05 20:36:20 CRI Komenti juaj Printoni

Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Christine Lagarde, u kërkoi të martën vendeve të ndryshme "të ripërfytyrojnë" bashkëpunimin ndërkombëtar dhe të krijojnë së bashku një "multilateralizëm të ri".

"Bashkëpunimi ndërkombëtar është thelbësor dhe jo çështje zgjedhjeje," tha Lagarde në një fjalim në Bibliotekën e Kongresit në Uashington.

Duke i hedhur një sy historisë së institucioneve të "Bretton Woods"-it të krijuara pas Luftës së Dytë Botërore, që përbëhen nga FMN-ja dhe Banka Botërore, Lagarde tha se "sistemi bashkëpunues" ishte "revolucionar" dhe "vizionar".

Por sot, sipas saj, "peizazhi ka ndryshuar", ndër të tjera për shkak të gjeopolitikës dhe të zhvendosjes së fuqisë ekonomike, si edhe nga kompanitë shumëkombëshe. "Këto transformime mund të sjellin mundësi të mëdha, por edhe rreziqe të panjohura më parë," paralajmëroi drejtorja menaxhuese e FMN-së.

Mrekulli
Lajmet Kryesore