Peng Liyuan takohet me Zonjën e Parë të Panamasë

2018-12-04 10:00:49 CRI Komenti juaj Printoni

Me ftesë të bashkëshortes së presidentit të Panamasë, Lorena Castillo Garcia de Varela, bashkëshortja e presidentit kinez Xi Jinping, ambasadorja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Tuberkulozin dhe Sidën znj.Peng Liyuan ishte e pranishme pasditen e së hënës me kohën vendore në veprimtari për parandalimin e Sidës.

Peng Liyuan u shpreh se qeveria kineze i kushton shumë vëmendje misonit të parandalimit e të kontrollit të Sidës, ka bërë shumë përpjekje të cilat kanë rezultuar në fitore të rëndësishme. Pala panameze ka bërë shumë punë për këtë dhe pala kineze e vlerëson lart. Kina i ka kushtuar gjithnjë vëmendje çështjeve të grave dhe fëmijëve dhe punon për rritjen e nivelit të shëndetësisë të arsimit të grave dhe fëmijëve.

Kina është e gatshme të punojë me Panamanë për të dhënë më shmë kontribut mbi nxitjen e çështjes së grave dhe fëmijëve të botës.

Castillo vlerësoi sukseset e Kinës në parandalimin dhe kontrollin e AIDS-it dhe në mbrojtjen e të drejtave të grave dhe fëmijëve. Ajo u shpreh se dëshiron të punojë me palën kineze të nxitur bashkëpunimin me synim arritjen e më shumë fitoreve në këto fusha.

Pas takimit, znj.Castillo e ftoi Peng Liyuan-in për një foto ku mbajnë në duar flutura prej letre shumëngjyrëshe për të përcjellë mesazhin "zero diskriminim" ndaj të prekurve nga AIDS-i dhe për të shprehur përkrahje të fortë për luftën kundër kësaj sëmundje. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore