Paketa fiskale, pagat deri 400 mijë lekë taksohen më pak se 2%

2018-12-04 09:29:31 CRI Komenti juaj Printoni

Pagat 300-400 mijë lekë më parë taksohej 10%, ndërsa sot taksohet më pak se 2%".

Kështu deklaroi dje Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend, gjatë diskutimit të projektligjeve që shoqërojnë Paktën fiskale 2019.

"1.89% është një taksim, i cili është një kontribut në raport me ata që janë 300 e poshtë që nuk paguajnë asgjë, pra fillon progresiviteti dhe është gjëja më normale", nënvizoi Rama.

Kryeministri Rama tha se "brenda mundësive që kemi krijuar ecim përpara për të bërë hapa të rëndësishëm dhe kjo është shumë themelore të nënvizohet". (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore