Totali i depozitave bankare shënoi 983.2 miliardë lekë në tetor

2018-11-30 10:10:41 CRI Komenti juaj Printoni

Totali i depozitave bankare në muajin tetor 2018, shënoi 983.2 miliardë lekë, kundrejt 995 miliardë lekë që ishte një vit më parë, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.

Sipas të dhënave nga Banka Qendrore, Tirana kryeson me pjesën më madhe të depozitave, që arrin në 492.4 miliardë lekë e ndjekur nga Durrësi, Vlora etj.

Në total individët shqiptarë rezultojnë se kanë 2.4 milionë llogari bankare dhe 94% e tyre kanë në llogari nga 100 deri në 2.5 milionë lekë dhe pjesa tjetër kanë më pak. (ATSh)

Mrekulli
Lajmet Kryesore