Sipërmarrja private në Shqipëri, nevojë për personel të kualifikuar

2018-11-28 09:49:49 CRI Komenti juaj Printoni

Sipërmarrja private në Shqipëri ka nevojë për personel të kualifikuar.

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Sonila Qato, njoftoi se gjatë ditës së martës zhvilloi një takim në një sipërmarrje të konsoliduar në treg prej 25 vitesh, e cila aktualisht punëson 350 persona dhe po punon për rritjen e kapacitetit ekspozues duke garantuar dhe shtimin e 50 punonjësve të tjerë brenda këtij viti.

Drejtuesit e sipërmarrjes i bën me dije ministres, se një "ndër problemet kryesore që u diskutua gjatë takimit ishte nevoja për burime njerëzore të kualifikuara, në bazë të kërkesave të tregut".

Ministrja Qato theksoi se "Shqipëria ofron punë të mira në çdo sektor, dhe se tashmë është koha që rinia të orientohet drejt profesioneve për të cilat tregu ka nevojë".

"Vetëm kështu do të vijojmë punën tonë për nxitjen e punësimit, një punë e cila ka treguar rezultatet e saj të para duke regjistruar shkallën më të ulët të papunësisë ndër vite". (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore