Reforma e Hapja e Kinës dhanë kontribut për zhvillimin e lulëzimin e botës

2018-11-26 19:41:03 CRI Komenti juaj Printoni

Sivjet është 40-vjetori i Reformës dhe i Hapjes të Kinës. Shumë persona të think- tankut shprehen në Pekin se Reforma e Hapja mundësoi jo vetëm rritjen e aftësisë së gjithanshme të Kinës dhe përmirësoi jetesën e banorëve, por gjithashtu dha një kontribut të shquar në zhvillimin e lulëzimin e botës.

Zv.drejtori i Qendrës Studimore pranë Këshillit të Shtetit të Kinës Ma Jiantang u shpreh se gjatë 40 viteve të Reformës dhe të Hapjes, aftësia e gjithanshme e Kinës është rritur shumë, jetesa e banorëve është përmirësuar ndjeshëm dhe struktura ekonomike është ngritur më tej. Kina u bë qendra më e madhe e prodhimit dhe statusi i saj në arenën ndërkombëtare u rrit shumë:

"Në vitin 1978, PBB-ja e Kinës zuri 1.8% të botës dhe ishte më pak se 1/5 e Japonisë dhe sa 1/16 e SHBA-së. Tani Kina është ekonomia e dytë e botës dhe vendi më i madh i tregtisë së mallrave dhe me rezervë valutore. Në vitin 2017, PBB-ja e Kinës zuri 15.2% të botës, 2 herë më shumë sa ajo e Japonisë dhe sa 63.1% e SHBA-së. Vëllimi i përgjithshëm i import-eksportit arriti 4.1 trilionë dollarë amerikanë dhe rezerva valutore kaloi 3 trilionë dollarë amerikanë."

Gjatë 40 viteve, zhvillimi i Kinës u mbështet nga paqja dhe zhvillimi i botës, ndërsa zhvillimi i Kinës kontributoi pozitivisht për zhvillimin e lulëzimin e botës. Shumë ndërmarrje të huaja që investojnë në Kinë fituan shumë nga Reforma e Hapja e Kinës. Partneri i Kompnaisë së Konsulencës Ernst & Young (Kinë) Ji Dejiang u shpreh se tani kjo kompani ka hapur 18 zyra në Kinë dhe numri i punonjësve ka arritur në 16 mijë çka tregon se ndërmarrjet e huaja në Kinë kanë hapërsirë të madhe të zhvillimit në Kinë. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore