Brexit, largimi apo qëndrimi?

2018-11-23 11:33:53 CRI Komenti juaj Printoni

Bashkimi Evropian do të zhvillojë një samit të posaçëm këtë të diel, kur do të votohet për Projekt-marrëveshjen e Largimit të Britanisë nga BE-ja, të arritur me Britaninë. Në këtë samit, kryeministrja britanike Theresa May do të arrijë edhe një "deklaratë politike" me BE-në për marrëdhëniet dypalëshe pas "Brexit"-it.

Për të siguruar suksesin e këtij samiti të posaçëm, kryeministrja May shkoi të mërkurën në Bruksel në bisedimet me kryetarin e Komisionit Europian Jean-Claude Juncker. Sipas zëdhënësit të KE-së, bisedimet midis May-t dhe Junker-it patën "përparime shumë pozitive" dhe "punët po vijohen".

Në fakt,dy palët duhet të diskutojnë për mënjanimin e të gjitha mosmarrëveshjeve, përfshi ndarjen e të drejtave të peshkimit midis Britanisë dhe vendeve të BE-së në ujërat përkatëse, "kërkesën sovrane" të Spanjës për Gjibraltarin Britanik etj. Megjithatë, qeveria e May-t dhe BE-ja kanë arritur një pakt të fshehtë që pas largimit të Britanisë nga BE-ja, nuk mund të ketë ndryshim rrënjësor në marrëdhëniet dypalëshe si dhe trajtime përkatëse. Ky konsensus ka të bëjë me interesat e dy palëve dhe kapërcen mosmarrëveshjet në fusha të tjera.

Në bazë të këtij konsensusi, pavarësisht nga paraqitja shumë e fortë e BE-së, Britania tregon ngurrim për largimin nga BE-ja. Kjo është arsyeja që me gjithë presionin e madh politik në vend, kryeministrja May ngul këmbë për draft-marrëveshjen e arritur me BE-në në fillim. Njëkohësisht, edhe BE-ja dhe vendet e saj anëtare janë të mendimit se "ky është një draft i drejtë dhe për të cilin kemi bërë kompromis të dyja palët".

Projket-marrëveshja siguron largimin e Britanisë nga BE-ja nga ana ligjore, por e siguron gjithashtu Britaninë të mbetet në BE në fakt. P.Sh., lidhur me çështjen e kufirit për Irlandën e Veriut, në draft vendoset një projekt kalimtar, që do të thotë, nëse dy palët nuk do të arrijnë marrëveshje për këtë çështje, Britania dhe Irlanda e Veriut do të mbeten gjithmonë në Bashkimin Doganor të BE-së dhe në tregun e përbashkët të BE-së, deri sa të gjendet rrugëzgjidhja përfundimtare, për të garantuar që kufiri midis Irlandës dhe Irlandës së Veriut të mbetet i hapur.

Ky projekt kalimtar demaskon "vijën fundore" të pazarit midis Britanisë dhe BE-së, d.m.th., ruajtja e gjendjes aktuale. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore