Kina do të vijojë përmirësimin e politikës së importit të mallrave me pakicë përmes tregtisë elektronike ndërkufitare

2018-11-22 11:22:28 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri i Kinës Li Keqiang drejtoi të mërkurën Konferencën e Këshillit të Shtetit, ku u vendos vijimi i përmirësimit të politikës së importit të mallrave me pakicë nëpërmjet tregtisë elektronike ndërkufitare, zgjerimi i sferës së përdorimit dhe hapjes për të nxitur potencialin e konsumimit. Ai shtoi se do të nxitet ndërtimi i logjistikës dhe do të ngrihet cilësia e qarkullimit të ekonomisë kombëtare.

Në këtë konferencë shefi i qeverisë kineze, vuri në dukje se shpejtimi i zhvillimit të modelit të ri si tregtia elektronike ndërkufitare do të rrisë nivelin e hapjes dhe rritjen e qëndrueshme të import-eksportit të tregtisë dhe rritjen e energjisë së re të ekonomisë dhe do të shtojë konsumin e punësimin.

Në konferencë u vendos se prej 1 janarit të ardhshëm, do të vijojë politika e tanishme ndaj importit të mallrave me pakicë nëpërmjet tregtisë elektronike ndërkufitare dhe do të zhvillohet administrimi sipas mallrave. Së dyti, sfera e zbatimit të politikave do të zgjerohet në 22 qytete duke përfshirë Pekinin etj. Së treti, do të ketë zero taksa doganore për mallrat në listën e importit të mallrave me pakicë nëpërmjet tregtisë elektronike ndërkufitare. Taksa mbi vlerën e shtuar dhe ajo e konsumit në procesin e importit do të përbëjnë 70% të taksave. Gjithashtu do të zgjerohet sfera e mallrave për zbatimin e politikës preferenciale. Së katërti, sipas normës ndërkombëtare do të përkrahet eksporti i tregtisë elektronike ndërkufitare. Së pesti, sipas parimeve gjithëpërfshirëse do të forcohet kontrolli i sigurimit të cilësisë së mallrave dhe parandalimi i rreziqeve dhe do të ruhen rregullat e tregut të konkurrencës së barabartë si dhe do të mbrohen të drejtat e konsumatorëve. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore