Kina dhe Filipinet do të vendosin marrëdhëniet e partneritetit të gjithanshëm strategjik

2018-11-21 16:23:57 CRI Komenti juaj Printoni

Në mesditën e 20 nëntorit, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping mbërriti në Manila, duke filluar vizitën e tij shtetërore në Filipine. Kjo është vizita e parë e presidentit Xi në Filipine si dhe vizita e parë e një presidenti kinez në 13 vjet.

Xi Jinping vuri në dukje se dy palët vendosën krijimin e marrëdhënieve të partneritetit të gjithanshëm strategjik. Dy palët do të forcojnë vizitat reciproke të niveleve të ndryshme dhe besimin reciprok strategjik. Kina mbështet Filipinet në ndjekjen e rrugës së vet të zhvillimit në përputhje me karakteristikat e vendit. Dy palët do të nxitin thellësisht bashkëpunimin në 3 fushat kryesore: siguria, zhvillimi, shkëmbimet njerëzore. Kina mbështeti me vendosmëri misionin e qeverisë filipinase në goditjen e drogës dhe anti-terrorizmit dhe do të vazhdojë ofrimin e mbështetjes ndaj Filipineve brenda mundësive të veta, për të zgjeruar bashkëpunimin dypalësh në fushën e arsimit, të kulturës, të turizmit etj. Republika e Filipineve është një partner i rëndësishëm i Kinës i nismës "Një brez, një rrugë". Të dy palët do të thellojnë ndërlidhjen mes nismës "Një brez, një rrugë" dhe strategjisë së zhvillimit të Filipineve, duke forcuar bashkëpunimin në fushat e infrastrukturës, të telekomunikacionit, të bujqësisë etj.

Presidenti filipinas Rodrigo Duterte u shpreh se vizita e Xi Jinping-ut në vendin e tij është një gur kilometrazhi në historinë e dy vendeve dhe hap një kapitull të ri në bashkëpunimin dypalësh. Pala filipinase është e gatshme të forcojë bashkëpunimin me palën kineze në fushat e tregtisë, të investimeve, të bujqësisë, të mbrojtjes, të shëndetit, të ndalimit të drogës, të përmirësimit të jetës së popullit, të infrastrukturës, të energjisë etj.

Në konferencën e përbashkët të shtypit me homologun filipinas, Xi Jinping vuri në dukje se:

"Kina dhe Filipinet kanë interesa të përbashkëta në Detin e Kinës Jugore, duhet të vazhdojmë bisedimet miqësore dhe të kontrollojmë dallimet për të nxitur bashkëpunimin konkret detar. Dy vendet dhe vendet e tjera të ASEAN-it do të përpiqen për diskutime mbi parimet e Sjelljes së Palëve në Detin e Kinës Jugore brenda 3 viteve të ardhme, në bazë të mendimeve unanime. Kina dhe Republika e Filipineve duhet të përballojnë së bashku problemet e paqes dhe të zhvillimit në kohën e re, të ruajnë interesat e vendeve në zhvillim, të bojkotojnë proteksionizmin dhe unilateralizmin, duke mbrojtur së bashku paqen, qëndrueshmërinë dhe lulëzimin në Azi dhe botë."

Nga ana e tij, Duterte tha se pala filipinase është e gatshme që së bashku me vendet e rajonit të mbrojnë paqen dhe stabilitetin e Detit të Kinës Jugore si dhe është e gatshme të nxisë pozitivisht zhvillimin e marrëdhënieve mes ASEAN-it dhe Kinës. Në çështjet ndërkombëtare, Kina zgjodhi rrugën e drejtë të historisë. Pala filipinase dëshiron të forcojë koordinimin me Kinën brenda kornizës shumëpalëshe si në OKB etj. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore