Rusia do të ristrukturojë ekuilibrin strategjik nëse ShBA-ja tërhiqet nga Traktati INF

2018-11-21 10:32:35 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov tha të martën se tërheqja e ShBA-së nga Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme (INF) ka mundësi të thyejë ekuilibrin strategjik. Ai shtoi se nëse ShBA-ja do të këmbëngulë në këtë veprim, Rusia do të marrë masa kundërpërgjigje për ristrukturimin e ekuilibrit strategjik të globit.

Duke iu referuar fjalëve të Peskovit, kanali televiziv "Russia Today" njoftoi të martën se presidenti rus Vladimir Putin ritheksoi të hënën se nëse ShBA-ja do të tërhiqet nga Traktati INF, Rusia do të marrë masa kundërpërgjigje. Peskovi tha gjithashtu se këto masa synojnë mbrotjen e sigurisë dhe interesat kombëtare të Rusisë. Por ai nuk dha hollësira të tjera mbi masat.

Peskovi tha se Rusia është ende e gatshme të zhvillojë dialog me ShBA-në për çështjen rreth Traktatit INF.

Presidenti i ShBA-së Donald Trump shpalli më 20 tetor se vendi i tij do të tërhiqet nga Traktari INF, pasi Rusia ka shkelur traktatin për një kohë të gjatë dhe se ky traktat e kufizon palën amerikane në kërkimin e zhvillimin e armëve të reja. Lidhur me këto fjalë, Putini tha më 24 tetor se nëse ShBA-ja do të tërhiqet nga Traktati, reagimi kundërshtues i Rusisë do të jetë i menjëhershëm. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore