Përfaqësuesi kinez, OBT-ja duhet të kundërshtojë proteksionizmin dhe unilateralizmin

2018-11-21 10:39:03 CRI Komenti juaj Printoni

Përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OBT Zhang Xiangchen u shpreh të martën në Gjenevë se reformat e OBT-së duhet të kundërshtojnë proteksionizmin dhe unilateralizmin, duhet të nxisin procesin e liberalizimit të tregtisë dhe të lehtësimit të investimit, duhet të respektojnë parimet e mosdiskriminimit dhe duhet të nxisin plotësisht demokracinë.

Përfaqësuesi tha se çdo organizatë ndërkombëtare duhet përmirësohet me hapin e kohës, përfshirë edhe OBT-në, por reforma duhet bërë hap pas hapi. Synimi i tanishëm është që të rifillojë mekanizmi i zgjidhjes së konflikteve dhe të arrihen së shpejti rezultate në negociatat e marrëveshjes së subvencioneve të industrisë së peshkimit, dhe në fushat si ekonomia elektronike, thjeshtimi i investimit dhe ndërmarrje të mesme dhe të vogla, etj.

Zhang tha se gjatë mbi 10 vjetëve të fundit, nuk pati ulje në subvencionet bujqësore prej qindra miliardë dollarësh të vendeve anëtare të zhvilluara të OBT-së. Industritë e reja si ekonomia elektronike u zhvilluan shumë, por OBT-ja nuk propozoi asnjë rregull përkatëse ndërkombëtare. Më e rëndësishmja është që OKB-ja ka vështirësi të kufizojë proteksionizmin dhe unilateralizmin. Për këto arsye, OBT-ka ka nevojë për reformë dhe duhet të bëjë reformë. (Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore