Rusia me bazë të përhershme në Hënë pas vitit 2030

2018-11-21 10:12:03 CRI Komenti juaj Printoni

Rusia planifikon të vendosë një bazë të përhershme në Hënë pas vitit 2030, njoftoi agjencia e lajmeve "ITAR-TASS".

Në ceremoninë përkujtimore të 20-vjetorit të krijimit të stacionit hapësinor ndërkombëtar që u zhvillua të hënën në Moskë, kompania "RKK Energia" publikoi hartën e ndërtimit të bazës ruse në Hënë. Si një pjesë e rëndësishme e këtij projekti, astronautët rusë do të shkojnë në satelitin e Tokës pas vitit 2030.

Mësohet se ndërtimi i kësaj baze do të ndahet në tri faza dhe astronautët do të qëndrojnë për 14 ditë në Hënë.

Sipas planifikimit, në fazën e parë, pra, tani deri në vitin 2025 do të kryehet modelizimi i pajisjeve. Në fazën e dytë, nga viti 2025 deri në vitin 2035, synimi kryesor është që astronautët të ndërtojnë një bazë hënore aftagjatë. Pas vitit 2035, në fazën e fundit, do të përurohet baza dhe zhvillohen kërkimet shkencore.

(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore