MJK: Zv.kryeministri i Kinës Liu He do të vizitojë Gjermaninë

2018-11-21 10:04:25 CRI Komenti juaj Printoni

Zv.kryeministri i Kinës Liu He do të vizitojë Gjermaninë dhe do të marrë pjesë në Samitin e Hamburg-ut të sesionit të 8-të të Forumit Kinë-Europë, njoftoi të martën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Geng Shuang.

 Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Geng Shuang

Geng tha se gjatë vizitës së tij atje, zv.kryeministri Liu He do të takohet me udhëheqës të palës gjermane për të shkëmbyer mendime mbi bashkëpunimin konkret kino-gjerman, marrëdhëniet kino-europiane dhe çështje ndërkombëtare e rajonale.

Në Samitin e Hamburg-ut, Liu He do të mbajë një fjalim dhe do të shkëmbejë pikëpamjet me palën europiane, përfaqësuesit e lartë të palës gjermane, kryebashkiakun e Hamburg-ut dhe pjesëmarrës të tjerë nga qarqe të ndryshme.

"Në gjendjen e tanishme ndërkombëtare, Kina dhe Gjermania, si vende të mëdha dhe partnere të gjithanshme strategjike, duhet të forcojnë bashkërendim dhe bashkëpunim, të bëjnë përpjekje të përbashkëta për të ruajtur multilateralizmin dhe sistemin e tregtisë së lirë, të nxisin ekonominë botërore me mënyrën e hapur dhe të sjellin më shumë stabilitet për botën. Kina shpreson që përmes vizitës së zv.kryeministrit Liu He do të shtohet më tej besimi reciprok politik e strategjik, do të forcohet bashkëpunim i gjithanshëm dypalësh, ai kino-europian dhe global, sidomos në fushat ekonomiko-tregtare, të investimeve, financiare, të prodhimit, digjitalizimit dhe të krijimit të sektorit." (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore