10-mujori, eksportet u rritën me 16%

2018-11-21 09:56:29 CRI Komenti juaj Printoni

Në dhjetëmujorin e vitit 2018 eksportet e mallrave u rritën me 16%, krahasuar me një vit më parë.

Sipas shifrave të bëra publike nga ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, në vetëm 10 muaj eksportet e mallrave janë rritur me 16% krahasuar me një vit më parë, referuar së njëjtës periudhë.

"Për 10 muajt, kemi shifrat e tregtisë së jashtme, më rezulton se eksportet e mallrave janë rritur me 16% kundrejt një viti më parë. Ndërkohë që në muajin tetor pati një rritje prej 21% ndërsa deficiti tregtar është përmirësuar ndjeshëm me 8%, gjatë kësaj periudhe krahasuar me një vit më parë", – tha Ahmetaj. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore