FMN: Shqipëria me rritje ekonomike, përfitoi nga reformat

2018-11-21 09:54:29 CRI Komenti juaj Printoni

Në përmbyllje misionit të radhës së FMN-së në Shqipëri në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Ekonomisë, Arben Ahmetaj dhe guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zyrtari i FMN-së Jan Kees Martijn tha se rritja ekonomike është rezultat i reformave të ndërmarra nga qeveria.

"Rritja ekonomike e Shqipërisë ka ndjekur prirjen rritëse vitet e fundit, ndërkohë që vendi ka përfituar nga reformat e zbatuara dhe nga zgjerimi ekonomik i partnerëve të saj tregtarë europianë", tha ai. "Parashikojmë nivelin e rritjes ekonomike në 4% me një zbutje të lehtë vitin e ardhshëm 3,7%. Për periudhën afatmesme parashikojmë që shkalla e rritjes të jetë rreth nivelit të 4% e mbështetur nga rritja e eksporteve përfshirë turizmin dhe investimet në infrastrukturë", theksoi zyrtari i FMN-së.

Lidhur me risqet, FMN u shpreh se këto të fundit janë në rënie. "Risqet janë në rënie", tha zyrtari i FMN, Martijn. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore