Presidenti Xi mbërriti në Manila për vizitën shetëtore në Filipinet

2018-11-20 14:53:43 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping mbërriti më 20 nëntor në Manila dhe nisi vizitën e tij shtetërore për Filipinet.

Xi vuri në dukje se Kina dhe Filipinet janë shtete fiqinji miqësore.Që kur presidenti filipinas Rodrigo Duterte të jetë në pushtet, me përpjekjet e përbashkëta, janë rihapur dyert e bashkëpunimit miqësor Kinë-Filipinet, gjë që u ka sjellë të mirat konkrete dy popujve dhe ka dhënë kontribut të rëndësishëm për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin rajonal.

Kina dhe Filipinet janë vendet në zhvillime aziatike dhe ekonomitë e reja. Fiqinjësia miqësore është e vetmje zgjedhje e drejtë për të dy vendet, nënvizoi Xi. Kreu i Kinës shtoi se gjatë vizitës së tij, pret të shkëmbejë mendimet me liderët filipinasë mbi forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe çështjet e tjera ndërkombëtare e rajonal që interesojnë dy palët.

Xi shprehu bindjen e tij që vizita e kësaj here do të konsolidojë miqësinë tradicionale, të thellojë bashkëpunime me përfitime të ndërsjella dhe të arrijë objektimin e zhvillimit të përbashkët, gjithashtu të injektojë dinamikën e re dhe të fuqishme për marrëdhëniet e fqinjësisë miqësore Kinë-Filipinet, dhe t'u sjellë përfitime dy popujve. (Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore