Kryeministri kinez, mesazh urimi Kongresit Botëror të Informacionit Gjeografik të OKB-së

2018-11-20 11:33:04 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri i Kinës Li Keqiang i dërgoi një mesazh urimi Kongresit Botëror të Informacionit Gjeografik të OKB-së që u mbajt të hënën në Deqing të provincës së Kinës lindore, Zhejiang.

Sot teknologjia informative gjeohapësinore është thellësisht e integruar me gjeneratën e re të teknologjive të informacionit, si interneti i lëvizshëm, të dhënat e mëdha dhe "cloud", duke nxitur zhvillim të ri të rritjes, të modeleve të reja të biznesit dhe të aplikacioneve, tha kryeministri Li në mesazhin e tij.

Qeveria kineze ka qenë gjithmonë një pjesëmarrëse aktive dhe përkrahëse e bashkëpunimit global të informacionit gjeohapësinor dhe vlerëson përpjekjet e OKB-së në koordinimin dhe menaxhimin e informacionit gjeohapësinor dhe nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm global, tha Li.

Ai vuri në dukje se Kina do të bashkohet vazhdimisht me vendet e tjera për të mundësuar bashkëpunimin e informacionit gjeohapësinor për të luajtur një rol më të rëndësishëm në shërbimin e qeverisjes globale, për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm, për të rritur mirëqenien e njerëzimit dhe për të ndërtuar një komunitet fatesh të përbashkëta të njerëzimit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore