Kina dhe Franca përurojnë nisjen e Vitit të Mjedisit

2018-11-20 11:28:53 CRI Komenti juaj Printoni

Më 19 nëntor, kreu i shtetit të Kinës Xi Jinping dhe homologu i tij francez Emmanuel Macron shkëmbyen mesazhe urimi për nisjen zyrtare të Vitit të Mjedisit Kinë-Francë.

Në mesazhin e tij, presidenti Xi vuri në dukje se Kina dhe Franca vendosën së bashku të zhvillojnë Vitin e Mjedisit Kinë-Francë që synon të forcojnë dialogun dhe bashkëpunimin në mbrojtjen e mjedisit ekologjik, përballimin e ndryshimit të klimës mbrojtjen e biodiversitetit etj., duke përballuar së bashku sfidën e mjedisit global. Pala kineze është e gatshme të punojë së bashku me palën franceze, të ecin përpara me komunitetin ndërkombëtar dhe të mbrojnë së bashku Tokën, duke ndërtuar një botë të pastër dhe të bukur.

Në mesazhin e tij, Macron u shpreh se përballimi i ndryshimit të klimës dhe mbrojtja e mjedisit dhe e biodiversitetit janë sfidat më të rëndësishme të njeriut dhe përmbajtjet thelbësore të marrëdhënieve të gjithanshëm të partneritetit strategjik midis Francës dhe Kinës. Kina po nxit në masë të madhe ndërtimin e qytetërimit ekologjik dhe po merr pjesë aktivisht në procesin e rregullimit shumëpalësh për klimën, duke hedhur një bazë të fortë për bashkëpunimin dypalësh. Pala franceze është e gatshme të punojë së bashku me palën kineze për ta orientuar botën drejt zhvillimit të gjelbër me lëshim të ulët ndotësish. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore