Kina dhe Brunei mirëpresin marrëdhëniet e partneritetit të gjithanshëm strategjik

2018-11-20 11:24:39 CRI Komenti juaj Printoni

 

Në fillim të vitit 2018, Banka Citi, Banka HSBC dhe banka të tjera pezulluan zhvillimin e transaksioneve financiare me Brunei-n. Sipas njoftimeve të gazetës "Asia Times", me ndikimin e uljes së çmimit të energjisë në botë, biznesi i këtyre bankave u ul në mënyrë të vazhdueshme, por Banka e Kinës mbushi boshllëkun pas vendimit të largimit të bankave perëndimore.

Brunei është vendi i tretë më i madh për prodhimin e naftës në Azinë juglindore, dhe vendi i katërt më i madh i prodhimit të gazit natyror në botë. Sektori i naftës dhe i gazit natyror zënë afërsisht 60% të ekonomisë kombëtare. Pas vendimit nga investitorët e huaj për ndalimin e investimeve nga Brunei, Kina ofroi mbështetje të fortë për Brunei-n dhe nxiti multilateralizmin e ekonomisë së Brunei-t. Në fakt, Banka e Kinës hapi degë të saj në Brunei në vitin 2016, për të ofruar shërbim për investitorët kinezë.

Në vitin 1991, Kina dhe Brunei vendosën marrëdhënie diplomatik, por në vitin 2013 dy vendet ngritën nivelin e marrëdhënieve në marrëdhëniet e partneritetit të gjithanshëm strategjik.

Po në atë vit (2013), presidenti i Kinës Xi Jinping propozoi nismën "Një brez, një rrugë", nismë e cila u mirëprit edhe nga Brunei. Dy vendet kanë nënshkruar memorandume mirëkuptimi, për të nxitur lidhjen mes nismës "Një brez, një rrugë" me planin e Brunei-t "Wawasan 2035". Prandaj nisma "Një brez, një rrugë" ka sjellë energji të re për zhvillimin e marrëdhënieve të dy vendeve.

Së pari, Brunei dhe vendet e tjera të ASEAN-it ishin pjesë e vendeve që themeluan Bankës Aziatike për Investime Infrastrukturore (BAII).

Së dyti, vitet e fundit, marrëdhëniet ekonomiko-tregtare të dy vendeve janë rritur me hapa të shpejtë. Në vtin 2017, vëllimi tregtar dypalësh u rrit 36.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës, duke arritur në 1 miliard dollarë. Ndër to, vlera e eksportit të Brunei-së u rrit 58.8%.

Tani, gjithnjë e më shumë ndërmarrje kineze po investojnë në Brunei dhe po ndërtohet megaprojekti në sektorin petrokimik "Hengyi". Projekti i parë do të nisë funksionim në majin e ardhshëm, projekti i dytë parashikohet të përfundojë në vitin 2022. Pas realizimit të planit do të hapen 10 mijë vende pune në Brunei. 4 vjet më parë, qeveria e Bruneit dhe Rajoni Autonom Guangxi-Zhuang i Kinës vendosën të ndërtojnë "Koridorrin Ekonomik Brunei-Guangxi", duke krijuar një platformë që më shumë investitorë kinezë të investojnë në Brunei.

Ndërsa në fushën e shkëmbimeve njerëzoro-kulturore, dy vendet kanë lidhje më të ngushta. Në vitin 2003, Kina hoqi vizat për shtetasit e Brunei-t, në vitin 2016 Brunei vendosi shërbimin e vizave në kufi për shtetasit kinezë. Vitin e kaluar, numri i turistëve kinezë në Brunei arriti 54 mijë, një numër rekord ky në histori, e kështu Kina u bë burimi më i madh i turistëve në Brunei.

Nga 18 deri 20 nëntor, presidenti i Kinës Xi Jinping zhvilloi atje një vizitë zytare. Gjatë deklaratës së dy vendeve, presidenti Xi dhe sulltani i Bruneit Haji Hassanal Bolkiah vendosën bashkërisht të thellojnë marrëdhëniet dypalshe duke i ngritur ato në marrëdhënie të partneritetit të gjithanshëm strategjik. Ky unanimitet përputhet me prirjen aktive të zhvillimit të marrëdhënive të dy vendeve në 5 vitet e fundit, si dhe do të nxisë marrëdhëniet dypalëshe në nivel më të lartë.

Lidhur me çështjen e paqes në Detin e Kinës Jugore, dy palët theksuan në deklaratë se vendet sovrane përkatëse duhet t'i zgjidhin mosmarrëveshjet territoriale dhe çështjet mbi të drejtat legjitime nëpërmjet konsultimeve dhe bisedimeve miqësore sipas parimit të ligjit ndërklombëtare të "Konventës së OKB-së mbi të Drejtën e Detit". Të dyja palët, së bashku me vendet e tjera të ASEAN-it, do të zbatojnë efektivisht "Deklaratën e Veprimit të Palëve", të nxitin bisedimet për "Kodin e Sjelljes së Palëve në Detit e Kinës Jugore" dhe të bëjnë përpjekje për arritjen e "kodit" me bisedime. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore