Shqipëri, ulja e dividentit nxit investimet e huaja dhe vendase

2018-11-20 11:15:45 CRI Komenti juaj Printoni

Ulja e dividentit do të nxisë investimet e huaja dhe vendase, tha guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko në komisionin parlamentar të Ekonomisë mbi efektet e buxhetit të vitit të ardhshëm në ekonomi.

Sipas Bankës së Shqipërisë, ulja e dividentit nga 15% në 8%, krijon premisë për uljen e kostos financiare për bizneset shqiptare.

Në të njëjtën kohë, sipas Ministrisë së Financave dhe të Ekonomisë të Shqipërisë, ulja e taksës mbi dividendin do të sjellë përfitime për mbi 15 mijë kompani ose rreth 50 mijë individë investitorë të kapitalit.

Ulja e dividentit do të lehtësojë barrën tatimore, kryesisht për biznesin e madh, raportojnë mediet vendore.

(Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore